Mesut Bajrami shpall kandidaturën e tij të pavarur për këshilltar komunal në Kumanovë

Mesut Bajrami shpall kandidaturën e tij të pavarur për këshilltar komunal në Kumanovë

Mesut Bajrami ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për këshilltar komunal në Kumanovë. Në një njoftim publik, Bajrami shprehu shqetësimin për gjendjen politike aktuale dhe, sipas tij, diskriminimin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në këtë qytet.

“Duke parë gjendjen aktuale politike dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve të Kumanovës, unë, Mesut Bajrami, dua t’ju njoftoj se sot shpall kandidaturën time për këshilltar komunal në Kumanovë, si kandidat i pavarur”, u shpreh ai.

Bajrami theksoi se synon t’u shërbejë qytetarëve shqiptarë me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale, politike dhe humane. Ai gjithashtu kërkoi përkrahjen e qytetarëve përmes votës së tyre, duke premtuar se do të punojë me përkushtim për të fituar dhe justifikuar besimin e dhënë.

“Ju meritoni më shumë”, përfundon mesazhin e tij kandidati i pavarur.

MARKETING