Mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i play-off në Lindje, Lakers marrin kryesimin, Suns u duhet edhe një fitore

Mësohet ekipi i parë gjysmëfinalist i play-off në Lindje, Lakers marrin kryesimin, Suns u duhet edhe një fitore

Philadelphia është ekipi i parë gjysmëfinalist i play off-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 96-88 në fushën e Brooklyn, duke udhëhequr 4-0 serinë e çerekfinaleve. Ndeshje me rivalitet, ku diferencën e bëri Harris me 25 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Harden me 17 pikë e 11 asist.
Në Lindje, rrezikon ekipi i Milwaukee, skuadra me rekordin më të mirë këtë sezon në NBA. Bucks u mundën 121-99 nga Miami, ku për vendasit u dalluar Butler me 30 pikë. Vendimtar stoli i Miami, nga ku erdhën 59 pikë, ndërsa për Bucks ndihet ende mungesa e Antetokounmpo, i dëmtuar.

Në Perëndim, skuadra e Lakers fitoi 111-101 ndaj Memphis dhe tani udhëheq 2-1 sëerinë e çerekfinaleve. Edhe pse Ja Morant realizoi 45 pikë e 13 asist, ato s’mjaftuan për të fituar. Për Lakers, Davis realizoi 31 pikë e 17 rebound, ndihmuar edhe nga LeBron James me 25 pikë, një dyshe që bëri diferencën.

Humbet skuadra e Clippers, që u mund 112-100 nga Phoenix, që tashmë udhëheq 3-1 serinë e është një fitore larg gjysmëfinaleve. Dyshja Durant-Booker realizuan 61 pikë së bashku, duke udhëhequr skuadrën drejt fitores, ndërsa 37 pikët e Westbrook për Clippers mbetën për statistikë.

Play off-Çerekfinale Konferenca e Lindjes

Philadelphia – Brooklyn, 96-88 (4-0)

Boston – Atlanta, (2-1)
Cleveland – New York, (1-2)

Milwaukee – Miami, 99-121 (1-2)

Play off-Çerekfinale Konferenca e Perëndimit

Sacramento – Golden State, (2-1)

Memphis – Lakers, 101-111 (1-2)

Phoenix – Clippers, 112-100 (3-1)

Denver – Minnesota, (3-0)

MARKETING