Mesazh urimi nga kryeparlamentari Gashi në përvjetorin e 10-të të Timebalkan

Mesazh urimi nga kryeparlamentari Gashi në përvjetorin e 10-të të Timebalkan

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi i ka dërguar mesazh urimi ueb faqes së lajmeve TIMEBALKAN.com me rastin e 10-vjetorit të saj.

Më poshtë urimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi për TimeBalkan:

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të TimeBalkan, dëshiroj të shpreh urimet më të ngrohta për këtë përvjetor të rëndësishëm. Në emër të Kuvendit, përcjellë vlerësim për veprimtarinë tuaj në informimin e publikut, e në veçanti në përcjelljen e ngjarjeve dhe aktiviteteve të Kuvendit, duke kontribuar kështu në forcimin e lidhjeve, komunikimin e shpejtë dhe të besueshëm me qytetarët tanë.

TimeBalkan, jo vetëm që është një media e suksesshme që transmeton turqisht në Ballkan, por ka qenë edhe një partner i rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe në ofrimin e informacionit të drejtë, si për komunitetin turk, ashtu edhe për gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit. Prandaj, uroj që ky jubile të shënojë një fazë të re zhvillimi për ju dhe për median në përgjithësi.
Gëzuar 10-vjetorin dhe shumë suksese në të ardhmen!

MARKETING