Merhamet: Vijon shpërndarja e pakove ushqimore
Në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, OKH Merhamet vijon me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.
Në Kumanovë dhe Likovë u dhuruan 200 pako me artikuj bazë ushqimorë. Ky aktivitet humanitar do të vazhdojë edhe ditët në vijim në qytetet tjera.
Ky aktivitet u mbështet nga organizata IHH nga Turqia.
Merhamet dhe IHH kanë një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm në realizime projektesh humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë.