MEPSO dhe EMV bashkojnë kapacitet për integrim të burimeve të rinovueshme të energjisë

MEPSO dhe EMV bashkojnë kapacitet për integrim të burimeve të rinovueshme të energjisë

MARKETING

Udhëheqësitë  e SHA MEPSO dhe SH EMV, në takimin e sotëm koordinues, udhëheqësia e ShA  MEPSO dhe ShA  EMV harmonizuan  strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës elektrotransmetuese dhe mundësitë për integrimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

MARKETING

Sample Image

Në drejtim të forcimit të rrjetit të transmetimit  dhe sigurimit të stabilitetit dhe besueshmërisë më të madhe, ShA  MEPSO prezantoi projekte me fokus të veçantë përshtatjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës transmetuese për burime të reja prodhuese të energjisë dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e energjisë, ndërsa ShA ESM prezantoi planet për zgjerimin e portofolit të prodhimit.

“Në takim u shkëmbyen informacione lidhur me përpjekjet që po bëhen për ndërtimin e linjave të reja të transmetimit, stacioneve të reja të transformatorëve dhe aplikimin e teknologjive të avancuara që do të përmirësojnë efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit elektroenergjetik”, informuan pasdite nga SHA MEPSO.

Të dyja kompanitë u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të dinamizojnë aktivitetet për realizimin e projekteve të planifikuara me qëllimin e vetëm,  përgjigje ndaj sfidave  të ardhshme në sektorin e energjetikës dhe  sigurim të  një zhvillimi  të qëndrueshëm dhe të sigurt të sektorit energjetik në vend.

MARKETING