MENDIMTARI QË NUK U HESHT: Në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të Akif Emres

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Akif Emres, kujtojmë me nderim një prej mendimtarëve dhe gazetarëve më të ndjeshëm të botës turke dhe asaj islame.
MARKETING
Me penën e tij të thellë dhe vizionin e qartë, ai solli reflektime të thella mbi botën moderne, identitetin dhe shpirtin e kohës. Sot, në këtë ditë përkujtimore, ndalemi për të rikujtuar jo vetëm jetën dhe veprën e tij, por edhe ndikimin e pashlyeshëm që la në zemrat dhe mendjet e atyre që e ndoqën dhe e lexuan.
Akif Emre, një intelektual i njohur turk, shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në vendlindje, Kajseri. Ka studiuar në Stamboll për inxhinieri. Ndër punët me të cilat është marrë janë botimet, gazetaria dhe TV-ja. Ka përgatitur shumë filma dokumentarë si Qytete osmane: Sarajeva, Mostari, Shkupi, Selaniku 1,2 dhe Kudus/Jerusalemi 1,2 dhe Arkitekt Sinani (6 pjesë). Një kohë ka qenë kryeredaktor i “Botimeve İnsan”. Është autor i disa veprave si Indikatorët (1997), Pika e thyerjes së globalizmit (2001), Gjurmë – İzler (shqip Logos-A, 2012), me të cilën e fitoi çmimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Turqisë dhe Fletore pa vija – Çizgisiz Defter (shqip Logos-A, 2017). Është ndër themeluesit e gazetës Yeni Şafak, të cilën një periudhë edhe e menaxhoi. Përveç që vazhdon shkrimit të kolumnave në gazetën e përmendur, ka ushtruar edhe detyrën e shefit të botimeve të dy shtëpive botuese Küre dhe Klasik dhe të webfaqes me renome http://xn--dunyablteni-yhb.net/