Memet Neziri bartës liste për komunën e Zhelinës nga AKI

Kandidati për kryetar komune të Zhelinës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Emir Sulejmani, sot përmes rrjetit social facebook, ka prezantuar bartësin e listës për këshilltar komune, Memet Nezirin, i cili vjen nga fshati Zhelinë.
Sulejmani ka shkruar se Memeti nuk vjen nga karriget e buta të pushtetit, por nga rruga e ndershmërisë dhe e punës.
Postimi i plotë i kandidatit të AKI për kryetar komune të Zhelinës, Emir Sulejmani:
Të dashur qytetarë të Komunës së Zhelinës!
Nga fshati Zhelinë, zemra e komunës sonë, sot ju prezantojmë me krenari bartësin e listës sonë nga radhët e koalicionit AKI, Memet Neziri.
Memeti është njëri prej nesh, i rritur në mesin e qytetarëve, i rritur me hallet dhe shpresat që kemi të gjithë.
Ai nuk vjen nga karriget e buta të pushtetit, por nga rruga e ndershmërisë dhe e punës.
Prandaj edhe e din më së miri se çfarë pret populli ynë, kushte më të mira për familjet, mbështetje për të rinjtë, zhvillim për fshatrat tona dhe fundin e premtimeve boshe që na kanë lodhur për vite me radhë.
Me Memetin si bartës të listës, ne po dërgojmë një mesazh të qartë, politika nuk është privilegj i pak njerëzve, por është përgjegjësi ndaj secilit qytetar. Është koha që zëri i popullit të përfaqësohet nga njerëz të ndershëm, të drejtë dhe të guximshëm.
Bashkë me Memetin dhe gjithë ekipin tonë, ne besojmë se Zhelina mund dhe do të ndryshojë.
Ky është fillimi i një rruge të re ku fjala e qytetarëve ka vlerë dhe ku askush nuk mbetet pas.