Meidani pret drejtorët e HALKBANK Shahbaz dhe Haxhipazin në Shkup, fokusi bisedës te bashkëpunimi dhe të rinjtë

Meidani pret drejtorët e HALKBANK Shahbaz dhe Haxhipazin në Shkup, fokusi bisedës te bashkëpunimi dhe të rinjtë

MARKETING

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka pritur në ambientet e Ambasadës drejtuesit e Halkbank, Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv Fatih Shahbaz dhe Drejtorin Ekzekutiv, anëtar i Bordit drejtues, Muhamed Haxhipazi.

MARKETING

Sample Image

Sipas ambasadorit Meidani, takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit, mbështetjen e të rinjve dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillim akademik dhe profesional.

Një nga temat kryesore ishte edhe avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe në sektorin bankar, i konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së përfshirjes, sigurimit të aksesit të barabartë dhe përmirësimit të komunikimit me qytetarët.

Palët shprehën angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunime konkrete që sjellin mundësi reale dhe ndikim afatgjatë në shoqëri.

MARKETING