Mehmeti: Vështirë që kandidati i VMRO-DPMNE-së të fitojë që në rrethinë e parë!

Mehmeti: Vështirë që kandidati i VMRO-DPMNE-së të fitojë që në rrethinë e parë!

Analisti politik Ibrahim Mehmeti, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se mund të ndodhe ndonjë çudi dhe një kandidat shqiptar të del në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale, por sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë aq lehtë.
Mehmeti tha se VMRO-DPMNE e ka siguruar një epërsi me rejting, dhe se me kandidatin mund të bëhet një ndryshim por jo edhe aq të madh.
Ai tha se Pendarovskit do t’i rriteshin gjasat për të fituar nëse do të ishte kandidati i LSDM-së dhe BDI-së.
“Kur jemi kandidat shqiptarë, tani kemi dy, kemi dy maqedonas, e kemi edhe Levicën, dhe 1 milion njerëz votojnë, kur t’i ndash votat nuk mbetet shumë. Shqiptarët nëse dalin masovskisht t/i marrin 200 mijë vota, dhe mbesin 800 mijë. Levica ndoshta i merr diku 50 mijë, Jakimovski tha se do të kandidohet, do të jetë vështirë edhe për VMRO-në të fitojë në rrethinë e parë. Sepse kjo është tema. A mund të ndodh që në rrethinë e parë që kandidati i VMRO-së të fitojë 51%, kjo është e mundshme por nuk besoj se mund të ndodhë”, u shpreh analisti Mehmeti.

MARKETING