Media spanjolle konfirmon lëndimin e rëndë që ka pësuar Rodri ndaj Arsenalit
Mbrëmë (e diel) u zhvillua derbi mes Manchester Cityt dhe Arsenalit dy ekipet pretendente kryesore për titull në Ligën Premier, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Për vendasit golat i shënuan Erling Haaland dhe John Stones ndërsa për mysafirët realizuan Riccardo Calafiori dhe Gabriel Magalhaes.
Aktualisht Rodri është duke udhëtuar drejt Madridit për t’iu nënshtruar një ekzaminimi të ri i cili do të konfirmonte lëndimin e rëndë.
Ylli spanjoll gjithashtu po planifikon që të vizitojë disa specialistë për të marrë një vendim në lidhje nëse duhet t’i nënshtrohet operacionit apo jo.
Në rast se konfirmohet këputja e ligamentit, atëherë me shumë mundësi Rodri do t’i thoshte lamtumirë pjesës së mbetur të sezonit.
Ai u lëndua në minutën e 16-të të kësaj sfide pas një përplasje me mesfushorin Thomas Partey duke rënë menjëherë në tokë dhe me dhimbje që vëreheshin nga mimikat e tij të fytyrës.