“Më shajnë në Kosovë si ‘vëlla i Vuçiqit’”, “Ja si flet një tradhtar”, Rama publikon fjalimin në OKB në mbështetje të fuqishme ndaj Kosovës

“Më shajnë në Kosovë si ‘vëlla i Vuçiqit’”, “Ja si flet një tradhtar”, Rama publikon fjalimin në OKB në mbështetje të fuqishme ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpeshherë është kritikuar për politikë në disfavor të shtetit të Kosovës.

Madje, lidhur me këto kritika që i janë bërë shpeshherë, sot në një postim në Instagram ka publikuar një video, ku flet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara para liderëve botërorë në mbështetje të Kosovës.

Në postimin e bërë, ai tutje me ironi thekson “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllain e Vuqiqit’”…Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, shkruan Rama në këtë postim.

Po çfarë tha kryeministri shqiptar në OKB para liderëve botërorë, e ku fokusi i takimit në OKB ishte lufta në Ukrainë?.

Në fjalimin para qindra të pranishmëve, Rama tha se Kosova është një realitet i pakthyeshëm.

“Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm si shtet, mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, me një perspektivë të qartë evropiane dhe aleancë të padiskutueshme me komunitetin e madh demokratik të kombeve.

Çdo paralele e hequr artificialisht midis Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës ka për synim të shpërqendrojë dhe të hutojë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe në të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia dalin të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar.

Një anëtare aspirante e komunitetit euro-atlantik e nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime dhe justifikime të rreme, duke u nisur nga grupi i pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin vendin që i takon me të drejtë Kosovës, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, tha tutje ai.  /Telegrafi/

 

MARKETING