Më së shumti shi në Shkup – Petrovec, më ftohtë në Kodrën e Diellit
Mëngjesin e sotëm është më ftohtë në Kodrën e Diellit, zero gradë, ndërsa maksimumi nëntë është matur në Demir Kapi. Më së shumti shi, megjithatë, në 24 orët e fundit ka rënë në Shkup – Petrovec, 21 litra për metër katror, ndërsa më së paku në Gjevgjeli dhe Dojran, dy milimetra për njësi sipërfaqe.
Deri në orën 08:30 është matur një gradë në Lazaropole, 2 në Hanet e Mavrovës, Krushevë, 4 në Pretor, 5 në Ohër, 6 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep dhe Berovë, 7 në Tetovë, Vinicë, Strumicë, Gjevgjeli, Kumanovë dhe Dibër, si dhe 8 në Shkup – Petrovec, Shkup – Zajçev Rid, Shtip dhe Dojran.
Sedimenti ujor është 20 litra për metër katror në Gjurishtë, 19 në Krushevë, 18 në Hanet e Mavrovës dhe Prilep, 16 në Pozharanë, 17 në Kumanovë, 13 në Shkup – Zajçev Rid dhe Topolçan, 12 në Kriva Pallankë, Ohër dhe Kodrën e Diellit, 10 në Tetovë dhe Shtip, 9 në Lazaropole, 8 në Dibër, 7 në Vinicë, 6 në Pretor dhe Manastir, 5 në Berovë, si dhe 4 në Strumicë dhe Demir Kapi.
Në Kodrën e Diellit ka edhe borë me lartësi prej tre centimetra.
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të dobëta shiu në mëngjes. Vranësirat do të zvogëlohen gjatë ditës. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.