Mbyllet sezoni në Ligën e Parë

Mbyllet sezoni në Ligën e Parë

Pasditja e kësaj të hëne ka sjellur dy ndeshjet e fundit të xhiros së fundit të këtij sezoni në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, raporton SHENJA.

Skuadra e Rabotniçkit u mund në ndeshjen e fundit nga Tikveshi me rezultatin 1:3, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi triumfoi përballë Sileksit me shifrat 4:2. Me këto dy ndeshje është mbyllur sezoni në elitë, teksa Maqedoninë e Veriut në kualifikueset europiane këtë verë do ta përfaqësojnë Vardari, Shkëndija dhe Sileksi. Sezonin e ri pjesë e elitës nuk do të jenë, Shkupi, Rabotniçki dhe Makedonija Gjorçe Petrovi, teksa Pelisteri dhe Brera do të kërkojnë mbijetesën përmes balotazhit ku do të luajnë përballë Shkëndijës së Haraçinës dhe Skopjes. /SHENJA/

MARKETING