Mbyllet numërimi në Tiranë, Erion Veliaj rikonfirmohet bindshëm në krye të bashkisë

Mbyllet numërimi në Tiranë, Erion Veliaj rikonfirmohet bindshëm në krye të bashkisë

Numërimi për kryetar Bashkie në Tiranë ka përfunduar. Votat e kutisë së fundit të numëruara, pritet të pasqyrohen nga KQZ.

Me gjithë votat që nuk janë reflektuar ende, Erion Veliaj është fitues me një rezultat tejet thellë, me 54,69 përqind të votave.

Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 34,58 përqind, i ndjekur nga Arlind Qori me 4,77 përqind, Roland Bejko me 4,27 përqind, Marko Dajti me 0,97 përqind dhe Lajla Përnaska me 0,73 përqind.

MARKETING