Mbrojtësit e Kançeska-Milevskës kërkuan aktvendim lirues

Mbrojtësit e Kançeska-Milevskës kërkuan aktvendim lirues

Mbrojtësit e ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, e cila ngarkohet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” në lëndën “Tenderët”, kërkuan aktvendim lirues në fjalët e sotme përmbyllëse në Gjykatën themelore penale Shkup.

Avokati Sasho Dukovski kërkoi nga Këshili gjyqësor, gjatë vlerësimit të të gjitha fakteve relevante, ta ketë parasysh, siç tha, faktin vendimtar.

“Potencoj dhe i bëj thirrje Këshillit gjyqësor, gjatë vlerësimit të të gjitha fakteve relevante, ta ketë parasysh faktin vendimtar, si punë primare, e ajo është se për ekzistim të kësaj vepre penale, duhet të ekzistojë normë blankete, të cilën të akuzuarit e shkelën në mënyrë jokontestuese, në mënyrë që në përjgithësi ekziston vepra penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, tha Dukovski.

Sipas tij, furnizimi për të cilin ngarkohen të akuzuarit është zbatuar në mënyrë të tillë, siç tha, “që të akuzuarit duhet të shpërblehen dhe lavdërohen”.

“Për këtë ekziston edhe raporti nga Enti shtetëror për revizion, ku në asnjë vend nuk është konstatuar shkelje, ndërsa shpërblimi për atë është aktakuza për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, tha Dukovski.

Ai, si edhe mbrojtësit e tjerë, kërkuan nga gjykata, pas analizës së të gjitha dëshmive të paraqitura, të sjellë aktvendim me të cilin të akuzuarit do t’i lirojë nga akuza se kanë kryer vepër penale si bashkëkryes.

Kançeska-Milevska është e akuzuara e parë në lëndën “Tenderët” lidhur me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtteësi dhe pavarësi, si dhe e projektit 2Shkupi 2014″.

Sipas aktakuzës, disa nga punët ndërtimore në Muze janë kryer në dobi të subjektit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të shpallë konkurs për ndarje të kontratës për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska Milevska përmes bisedave me drejtorin e përgjithshëm të ndërmarrjes ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar të vazhdohet puna në Muze, ku kanë kryer punë ndërtimore sipas marrëveshjes së dakorduar më parë për furnizime publike.

MARKETING