Mblidhen banorët e Çashkës para KSHZ, pritet shqyrtimi i ankesave

Para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve banorë të komunës së ashkës janë mbledhur në pritet të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, pasi, për garën në këtë komunë janë dorëzuar pesë ankesa.
KSHZ në këto momente pritet të vendos për ankesat në Çashkë por edhe në komunat tjera.,
Ankesat të parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, janë dy në Jabollçishtë të Epërme dhe një në Jabollçishtë të Poshtme; një ankesë në fshatin Mellnicë.
Ankesat në procesion e votimit janë për pajisjen biometrike, edhe pse secili votues ka qenë në listë e printuar të votimit.
Para KSHZ-së është edhe Suat Shaqiri i cili doli fitues në raundin e parë, duke shënuar rezultat historik për shqiptarët.