Mbledhje e Këshillit të Sigurisë

Mbledhje e Këshillit të Sigurisë

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot në orën 15:00 do të mbajë mbledhje Këshilli i Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në rend dite të mbledhjes së 18-të të Këshillit të Sigurisë, siç bën të ditur Kabineti i shefit të shtetit do të jetë situata e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin euroatlantik.

Në mbledhje, krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Zbulim Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski.
Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Pendarovski do të ketë deklaratë për publikun e cila do të transmetohet në platformat Jutjub dhe Fejsbuk të presidentit.

MARKETING