Mbështetën Rusinë në luftën në Ukrainë, Komisioni Europian vendos sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe Iranit

Mbështetën Rusinë në luftën në Ukrainë, Komisioni Europian vendos sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe Iranit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka njoftuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe Iranit, të cilët kanë mbështetur Rusinë në luftën kundër Ukrainës.
Von der Leyen deklaroi në konferencën për shtyp se BE-ja po zgjat regjimin e sanksioneve: “BE vazhdon të bëjë presion ndaj Kremlinit me një regjim të ashpër të sanksioneve për aq kohë sa është e nevojshme”.

Më tej ajo ka thënë se do të zgjerohen ende sanksionet ndaj vendeve që mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë, si Bjellorusia apo Irani.

MARKETING