Mbërrin në Moskë fluturimi i parë i pasagjerëve të Syrian Airlines pas më shumë se 1.5 vitesh

Mbërrin në Moskë fluturimi i parë i pasagjerëve të Syrian Airlines pas më shumë se 1.5 vitesh

Një avion pasagjerësh i Syrian Airlines ka mbërritur në Moskë nga Damasku, duke shënuar fluturimin e parë të tillë mes dy kryeqyteteve pas më shumë se 1.5 vitesh, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas sistemit informativ të aeroportit Sheremetyevo, avioni u ul në orën 06:44 me kohën lokale në aeroportin e kryeqytetit rus.

Fluturimi i kthimit drejt Damaskut u krye më vonë gjatë së njëjtës ditë.

Fluturimet mes Damaskut dhe Moskës, të cilat u pezulluan në dhjetor të vitit 2024 për shkak të situatës politike në Siri, pritet të zhvillohen të dielave.

MARKETING