Mbappe e do edhe Hakimin me vete te Reali

Mbappe e do edhe Hakimin me vete te Reali

Sipas një raportimi të Football Espana, Kylian Mbappe dëshiron t’i bashkohet Real Madridit në verë, ndërsa me vetë dëshiron ta marrë edhe bashkëlojtarin te Paris Saint-Germaini, Achraf Hakimi.

Është duke u spekuluar se anësori francez planifikon të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit falë një klauzole të përfshirë në kontratën e tij.

Në bazë të njoftimeve, ai tashmë është duke e planifikuar të ardhmen në kryeqytetin spanjoll, ndërsa pjesë e planeve të tij është edhe mbrojtësi maroken.

Reali është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë dhe është lidhur me Hakimin në të kaluarën.

Më herët, gazeta spanjolle, El Nacional, ka raportuar se 24-vjeçari është i interesuar të kthehet te klubi i fëmijërisë (me të cilin ka luajtur edhe në nivelin senior) nëse do të krijohej një mundësi.

MARKETING