MATUSITEB: Jemi me Turqinë, fushata ndihmëse për Turqinë

MATUSITEB: Jemi me Turqinë, fushata ndihmëse për Turqinë

Pas tërmetit shkatërrues në Turqi, ku mijëra persona humbën jetën dhe mijëra janë të lënduar, kanë filluar shumë aktivitete solidarizuese me popullin turk. Po ashtu edhe shoqata MATUSITEB ka njoftuar se ka filluar një fushatë bamirësie, për të zbutur sadopak dhimbjen të cilën është duke e përjetuar në këto momente Turqia.

“Të nderuar qytetarë, të nderuar bashkatdhetarë tanë; Për të shëruar sado pak plagët e tërmetit që ndodhi në disa qytete të Turqisë, MATUSITEB filloi një fushatë bamirësie. Në kuadër të fushatës, mund t’i dhuroni donacionet tuaja përmes numrit të veçantë të llogarisë së hapur me rastin e fushatës sonë të ndihmës “Jemi me Turqinë”, ose mund të vizitoni personalisht shoqatat tona rajonale dhe të bëni donacionet tuaja në këmbim të një faturë përmes autoriteteve.

– Për donacionet/ndihmën tuaj në denarë përmes bankës:

Emri i llogarisë: SOLIDARNOST SO TURKEY – JEMI ME TURQINË

Llogaria në denarë: 270057486580213 – Halkbank Ad Skopje

– Për donacionet/ndihmën tuaj në valutë të huaj përmes bankës:

Emri i llogarisë: SOLIDARNOST SO TURKEY – JEMI ME TURQINË

Banka: Halkbank Ad Skopje, North Macedonia

Adresa: Ul. Slavey Planina 2A, 1000 Skopje, North Macedonia

IBAN: MK07270722000058177

SËIFT: EXPCMK22

Le të qëndrojmë pranë Turqisë me lutjet dhe donacionet tona në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e MATUSITEB, raporton SHENJA.

MARKETING