MASH: U anulua vendimi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore

MASH: U anulua vendimi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave
Shëndetësore. Vendimi i sjellur nga udhëheqja paraprake e qeverisë është anuluar, ndërsa
informacioni është konfirmuar sot në seancën e parë të Qeverisë së re.
“Edhe pse Projekti për themelimin e Fakultetit nuk i plotësonte kushtet ligjore, Qeveria e
mëparshme kishte sjellur vendim me të cilën kishte dhënë miratimin që i njejti të realizohet.
Kjo është konstatuar nga institucionet kompetente pas revidimit të aktiviteteve te realizuara
gjatë procedurës së deritanishme.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për profesion të rregulluar konform Direktivës së
Komisionit Evropian 2005/36 dhe 2013/55, janë të nevojshme analiza thelbësore dhe të
hollësishme përpara qasjes për dhënien e Miratimit për kryerjen e veprimtarive të arsimit të
lartë për arsimimin e këtij lloj kuadri. Në rastin konkret, nuk janë bërë analiza për nevojat e
kuadrit të tillë si dhe për kushtet për arsimimin dhe trajnimin e tyre, as nuk janë kryer
konsultime me shoqatat relevante dhe autoritetet kompetente me atë rast.
Duke marrë parasysh mospërputhjet serioze dhe të shumta të konstatuara, Bordi i
Akreditimit anuloi Aktvendimin me të cilin akreditohet projektit për themelimin e fakultetit,
ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës anuloi Aktvendimin për fillimin e punës, të sjellur
nga ministri paraprak”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

MARKETING