MASH: Shkollë e re fillore në fshatin Çiflik të Sopishtës

Qeveria ka dhënë mendim pozitiv për themelimin e shkollës së re fillore komunale “Dituria” në f. Çiflik, komuna e Sopishtës, njoftojnë nga Ministria e arsimit dhe shkencës.

Shkolla do të themelohet me ndarjen e shkollës fillore tashmë ekzistuese “Draga Stojanovska” në fshatin Rakotincë.

Në përbërje të shkollës së re planifikohen të jenë edhe shkollat e rajonit në f. Sv. Petka dhe f. Patishka Reka, kurse mësimi do të zhvillohet në objekte tashmë ekzistuese, të cilat plotësojnë standardet e parashikuara për funksionim normal të procesit edukativo-arsimor.

Në shkollën e re fillore “Dituria” në f. Çiflik do të realizohet  puna edukative- arsimore  nga

klasa e parë deri në të nëntën, ndërsa objekti i shkollës mund të përfshijë  rreth 300 nxënës. Nga 300 nxënës mund të përfshihen në objektet e SHFR  Patishka Rekë  dhe SHFR Sv. Petka. Mësimi do të zhvillohet në gjuhën mësimore shqipe, ku janë siguruar mësimdhënës për të gjitha lëndët nga grupi klasor dhe mësimi lëndor.

MARKETING