Departamenti i Shtetit: SHBA-të mbeten të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës

Departamenti i Shtetit: SHBA-të mbeten të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës

Shtetet e Bashkuara mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit të Maqedonisë së Veriut në institucionet euroatlantike, tha një përfaqësues i Departamentit të Shtetit pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Me formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeministrit, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha në një deklaratë zëdhënësja Lena Argiri.

MARKETING