MASH: Materiali për provimin e maturës shtetërore është i përshtatshëm për procesin edukativo-arsimor të nxënësve që janë maturantë këtë vit

MASH: Materiali për provimin e maturës shtetërore është i përshtatshëm për procesin edukativo-arsimor të nxënësve që janë maturantë këtë vit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se materiali për dhënien e provimit të maturës shtetërore në vitin shkollor 2022-2023 është i përshtatshëm për zhvillimet në shkolla në të gjithë periudhën e kaluar të arsimit të kësaj gjenerate të maturantëve.

“Komisionet e provimit të cilët i përgatisin pyetjet, kanë parasysh se mësimi herë pasë here është organizuar onllajn për shkak të pandemisë me Kovid dhe për shkak të raportimeve kërcënuese, ndërsa ndërprerje e herëpashershme ka ndodhur për shkak të grevës së kuadrit mësimor. Pyetjet do jenë nga aspektet më të rëndësishme, të dhëna dhe informacione nga materiali të cilët nxënësit e kanë përvetësuar gjatë katër vitet të arsimit të mesëm”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë se nxënësit ashtu sikurse vjet, edhe sivjet do të kenë provim në dy lëndë të jashtme dhe dy të brendshme.

MARKETING