MASh-i shpalli trajnim për mësimdhënësit për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie

MASh-i shpalli trajnim për mësimdhënësit për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie

Mësimdhënësit e shkollave të mesme në vend mund të aplikojnë për trajnim të avancuar për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, bëri të ditur sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Trajnimin “AI në klasë” është destinuar për mësimdhënësit me njohuri bazë të mjeteve digjitale dhe zotërojnë në mënyrë aktive gjuhën angleze,  dhe ka për qëllim t’u ndihmojë të përfshijnë inteligjencën artificiale në të gjitha fazat e procesit mësimor – nga përgatitja e orës mësimore deri te vlerësimi.

“Trajnimi është organizuar në bashkëpunim me grupacionin Brainster, ndërsa aplikimi zgjat deri më 12 shtator. Pas përfundimit të aplikimit, do të bëhet përzgjedhja dhe testimi i kandidatëve, ndërsa trajnimi do të fillojë më 1 tetor”, theksohet në komunikatë.

Mësimdhënësit që do të marrin pjesë në trajnim do të kenë qasje falas në tetë kurse të ndryshme çdo muaj, me përmbajtje më bashkëkohore dhe praktike, ndërsa për përvetësimin me sukses të tyre, pasojnë tetë certifikata digjitale në muaj, si dhe certifikatë të shtypur pas përfundimit të plotë të programit. Ligjërues do të jenë instruktorë me përvojë ndërkombëtare, ndërsa Fakulteti Brainster Next do të formojë një grup mentorësh që do të ofrojë mbështetje të individualizuar për mësimdhënësit.

MARKETING