MASH: Është bërë pagesa për bursat e nxënësve dhe studentëve si dhe subvencionimi i racionit të studentëve

MASH: Është bërë pagesa për bursat e nxënësve dhe studentëve si dhe subvencionimi i racionit të studentëve

Pagesat e mjeteve në bazë të bursave për nxënës dhe studentë për përfituesit e rinj dhe ata aktual janë realizuar. Nxënësit të cilët e kanë fituar këtë të drejtë në vitin shkollor 2022-2023 në llogaritë e tyre kanë marrë 7 bursa mujore, ndërsa studentët 6 bursa mujore. Përfituesve aktual u janë paguar mjetet për muajin shkurt dhe mars, kumtoi MASH.

Gjithashtu është realizuar pagesa rrjedhëse në bazë të racionit të subvencionuar të mbi 29 mijë studentëve që kanë fituar të drejtën e tyre në një nga muajt e kaluar. Me këtë MASH-i kompensoi të gjitha detyrimet financiare ndaj nxënësve dhe studentëve të parapara përfundimisht me muajin vijues.

Njëkohësisht ju rikujtojmë se me iniciativë të Ministrisë, përfituesit e bursave për nxënës dhe student të cilët e kanë përfituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore dhe kanë Marrëveshje aktive për shfrytëzimin e bursës, nga ky vit do të përfitojnë shumë mujore më të lartë gjegjësisht identike me shumat që i marrin bursistët e rinj. Për të ushtruar të drejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, duhet të dorëzohet Aneks i Marrëveshjes të plotësuar dhe të nënshkruar (në tre ekzemplarë) për bursën përkatëse, ku mund ta shkarkojnë në linkun në vazhdim.

“Kujdesi ndaj nxënësve dhe studentëve vazhdimisht po rritet. MASH-i dhe Qeveria po realizojnë të drejta të reja financiare dhe mundësi arsimore të cilat nuk ishin të disponueshme në të kaluarën. Standardi i nxënësve dhe studentëve vazhdimisht është në rritje ndërsa të rinjtë janë pjesëmarrës aktivë në krijimin e politikave që kanë të bëjnë me ata. Iniciativa për protesta dhe mungesa nga mësimet nuk është e nevojshme, sepse kjo është krejtësisht në kundërshtim me angazhimin për të plotësuar interesat e të rinjëve”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

 

MARKETING