MASH: Është bërë pagesa e bursave për nxënës dhe studentë

MASH: Është bërë pagesa e bursave për nxënës dhe studentë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mjetet e bursave për nxënës për katër muaj dhe mjetet e bursave  për studentë  për tre muaj janë transferuar te shfrytëzuesit ekzistues dhe shfrytëzuesit  e rinj.

“Pagesa e bursave, tani e tutje do të realizohet rregullisht. Mbështetja financiare për nxënësit dhe studentët është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse lehtëson procesin arsimor dhe stimulon përkushtimin për rezultate më të mira. Ministria mbetet e përkushtuar për të rinjtë. Përmes bashkëpunimit të mirë të drejtpërdrejtë, vazhdojmë të përmirësojmë standardin e nxënësve dhe studentëve”, thekson MASH në postim.

MARKETING