Masa’kra në Malin e Zi! Thellohet bilanci, shkon në 12 numri i të vde’kurve, autori vetë’vritet
Rëndohet bilanci i masakrës në Malin e Zi, ku autoritetet lokale raportojnë për 12 të vrarë.
Autori i dshuar Aco Martinoviç ka kryer vetëvrasje. Pas ngjarjes, ai është gjetur i plagosur rëndë pranë banesës së tij në Humci, ndërsa mediat malazeze thonë se ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.
Aco Martinoviç autori i dyshuar i masakrës me 12 vitima në Cetinjë të Malit të Zi ka qëlluar veten në kokë pranë banesës së tij teksa prej orësh ndiqej nga policia.
Me këtë akt merr fund terrori i shkaktuar prej momentin kur ai kreu masakrën në një tavernë dhe më pas duke qëlluar këdo që i dilte përpara teksa policia po e kërkonte.
Autori vrau katër persona në dy vendndodhje, dy fëmijë në të tretën dhe një person në dy të tjerat. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.