Marrëveshje për kërkim dhe shpëtim në aviacion mes Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi

Marrëveshje për kërkim dhe shpëtim në aviacion mes Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi

Autoritetet e aviacionit civil të Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi sot në Ohër do të nënshkruajnë marrëveshje për kërkim dhe shpëtim në fushën e aviacionit.

Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalime ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Tomisllav Tuntev.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, krijohet një kornizë për bashkëpunimin e anëtarëve të Komitetit rajonal këshillimor për kërkim dhe shpëtim në Aviacionin Civil (RASARAC), i cili këtë vit kryesohet nga AAC.

Me marrëveshjen do të forcohet bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë e vendeve-anëtare në ndërtimin, zhvillimin e kapaciteteve, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e kërkim-shpëtimit të aeroplanëve, përmirësimin e bashkëpunimit operacional ndërkufitar, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në zbatimin e standardeve të ICAO, rregulloret dhe procedurat në zonë.

Në Komitetin këshillimor rajonal për kërkim dhe shpëtim në Aviacionin civil, bëjnë pjesë përfaqësues të vendeve-anëtare: Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe vendet vëzhguese dhe pjesëmarrëse Republika Çeke dhe Hungaria. 

 

MARKETING