Mariçiq: Nevojitet një konsensus serioz politik për të ardhmen e vendit

Mariçiq: Nevojitet një konsensus serioz politik për të ardhmen e vendit

Maqedonia e Veriut tashmë e ka konfirmuar rrugën evropiane, por tani duhet të mbahet stabil, gjë që kërkon një konsensus serioz politik për çështjen e të ardhmes dhe drejtimin e lëvizjes së vendit në 10 vitet e ardhshme, konsideron zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Ky është themeli dhe parakushti për përfundimin me sukses të këtij projekti kombëtar, deklaroi Mariçiq për ngjarjen e përvitshme publike multimediale të CIVIL-it – “Perspektivat 2023”.

Ai shtoi se qytetarët kërkojnë dhe duan një koncept që sjell siguri, reforma, fonde të pakthyeshme për zhvillimin e vendit dhe prandaj, sipas Mariçiqit, ky do të jetë një vit që do t’u konfirmojë qytetarëve se ai është i sinqertë në qëllimet e tij për të transformuar shoqërinë maqedonase për mirë, dhe i cili ikën nga ndryshimet që i sjell procesi i negociatave.

“Bashkimi politik është garanci se vendi nuk do të ngecë dhe se do të vazhdojë të ecë në rrugën që sjell stabilitet, prosperitet, mundësi të reja dhe që ndërton një shtet të rregullt, në të cilin ka institucione funksionale demokratike”, theksoi Mariçiq.

Ai thekson se në vitet e fundit Qeveria ka treguar një qasje të sinqertë dhe të hapur në zbatimin e reformave dhe se po trajton me përgjegjësi çështjet në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, përmirësimit të lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes, të cilat ishin shënuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2022.

“I kemi përditësuar këto çështje kyçe për të vazhduar më intensivisht reformat dhe progresin në kapitujt më të rëndësishëm në negociatat me BE-në. Qeveria ka plan dhe vizion të qartë për evropianizimin dhe transformimin e shoqërisë maqedonase, e cila do t’i mundësojë vendit të ecë përgjatë trajektores së përcaktuar drejt BE-së”, theksoi Mariçiq.

Zëvendëskryeministri theksoi se kjo është koha kur duhet të kapërcehen interesat e ngushta partiake dhe të mos lejojmë që pas 17 vitesh të kaluara në “dhomën e pritjes” të BE-së, të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme dhe të vendosemi në një situatë ku faktori politik vendas të jetë frenues dhe ta bllokojë vendin në rrugën drejt BE-së.

“Pres që këtë vit Maqedonia e vit të jetë më e suksesshme nga ai paraprak dhe ta përfundojmë me mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapjen e Klasterit të parë”, thotë Mariçiq.

Duke e vlerësuar vitin e kaluar, zëvendëskryeministri Mariçiq tha se viti 2022 ishte një vit dinamik me shumë sfida dhe paqartësi, si në vend ashtu edhe ndërkombëtarisht, por për Maqedoninë e Veriut ishte gjithashtu një vit i suksesshëm në të cilin i filluam negociatat me Bashkimin Evropian dhe e vendosëm vendin në rrugën eksprese të reformave dhe transformimit.