Maqedonia në vitin 2070 do të ketë 1.2 milionë banorë!

Maqedonia në vitin 2070 do të ketë 1.2 milionë banorë!

Sipas projeksioneve të Entit Shtetëror të Statistikave, deri në vitin 2070 popullsia do të zvogëlohet nga 1.8 në 1.2 milion banorë. Kështu bëri të ditur presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe fajin për këtë e vendos tek migracioni dhe korrupsioni në vend.
“Nga tre parametrat demografik-nataliteti, mortaliteti de migracioni, më shqetësues është i treti. Të paktën tani, rënia e popullsisë është shumë më tepër për shkak të shkallës së lartë të emigrimit, sesa shkallës së ulët të natalitetit. Raporti botëror i migracionit për vitin 2020 e rendit Maqedoninë e Veriut në mesin e 20 vendeve me shkallën më të lartë të emigrimit. Sipas shumë njerëzve, një nga shtytësit më të mëdhenj të emigracionit është korrupsioni”, ka deklaruar Stevo Pendarovski, raporton SHENJA.
Sipas drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikave Apostol Simovski, qëllimi i projeksioneve është që të gjithë ne ti kemi sytë hapur për pasojat që mund t’i kemi sa i përket trendve demografike. /SHENJA/

MARKETING