Maqedonia e Veriut vazhdon skriningun bilateral me Komisionin Evropian

Maqedonia e Veriut vazhdon skriningun bilateral me Komisionin Evropian

Në Bruksel sot vazhdon skriningu bilateral për kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, që është pjesë e klasterit të dytë – Tregu i brendshëm.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga zv.kryenegociatorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE Drtia Abdiu Halili, zv.kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi si dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij kapitulli dhe lidhjen horizontale që ai ka nëmes klasterëve dhe fushave/kapitujve delegacionin e Maqedonisë së Veriut në këtë takim të skriningut bilateral e përbëjnë përfaqësues nga: Ministria e ekonomisë, Ministria e transportit dhe lidhjeve, Ministria e financave, Ministria e arsimit dhe shkencës, Ministria e Drejtësisë, Regjistri qendror, Agjensioni për ushqim dhe veterinari, Agjensioni për kadastër.
Procesi të cilin e fillojmë me këtë takim të parë bilateral bilateral për klasterin e dytë Tregu i brendshëm, nënkupton rëndësinë e kësaj fushe, dhe konkluzionet dhe rekomandimet që do të dalim nga ky takim do të përcaktojnë politikat tona shtetërore si edhe hapat e rradhës në procesin aderues.

“Rëndësia e fushave që bëjnë pjesë në kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime po konfirmohet me pjesëmarrjen e vendit në Zonën Ekonomike Rajonale dhe përmbushjen e Planit shumëvjeçar të veprimit ku të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor synojnë shkallë sa më të lartë të harmonizimit. Po zbatojmë dhe përfshijmë aktivitete për heqjen e pengesave në procesin e njohjes së kualifikimeve profesionale dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndërkufitare”, theksoi në fjalën e saj zv.kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili.

Në fjalën e tij hyrëse Ministri Bekteshi mes tjerash nënvizoi: ” Ministria e Ekonomisë, si ministri kompetente, në bashkëpunim me institucionet tjera në vazhdimësi realizon aktivitete për respektimin e legjislacionit të BE-së dhe forcimin e kapaciteteve administrative në fushën e shërbimeve. Aktivitetet kryhen në përputhje me konkluzionet dhe rekomandimet e Nënkomisioneve dhe Raportet e Progresit të vendit tonë”.