Maqedonia e Veriut sot nga ora 18:00 përballë Çekisë

Maqedonia e Veriut sot nga ora 18:00 përballë Çekisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sot do të luaj ndeshjen kontrolluese ndaj Çekisë në Hradec Kralove. Ekipi i udhëhequr nga seleksionuesi Bllagoja Milevski do të kërkojë të bëj lojë të mirë dhe të merr rezultat pozitiv kundër çekëve, pasi nuk njeh fitore në pesë ndeshjet e fundit të luajtura, ku regjistron tre disfata dhe dy barazime.

Për Maqedoninë ky do të jetë testi i fundit para fillimit të edicionit të ri të Ligës së Kombeve që starton në shtator. Seleksionuesi Milevski për ndeshjen e sotme ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe mungesa e vetme mbetet Enis Bardhi që nuk arriti të jetë pjesë e Maqedonisë për këto dy ndeshje të muaji qershor për shkak lëndimit që mori në ndeshjen e fundit me Trabzonsporin.

Dueli kontrollues ndërmjet Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet sot në stadiumin e “Hradec Kralove”, duke nisur nga ora 18:00.

MARKETING