Maqedonia e Veriut renditet e 79-ta në botë në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor të Numbeo-s

Maqedonia e Veriut renditet e 79-ta në botë në Indeksin e Kujdesit Shëndetësor të Numbeo-s

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 79-të në botë sipas Indeksit të Kujdesit Shëndetësor të platformës Numbeo, duke u përfshirë gjithashtu në mesin e 25 vendeve me vlerësimet më të ulëta nga përdoruesit për shërbimet shëndetësore.

Ky indeks nuk është matje zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por bazohet në përvojat dhe opinionet e përdoruesve për cilësinë e shërbimeve shëndetësore, pajisjet, stafin mjekësor, shpejtësinë e shërbimeve, qasjen dhe kostot.

Sipas të dhënave të Numbeo-s për vitin 2026, Maqedonia e Veriut ka një indeks prej 55.4 dhe një indeks të përvojës së kujdesit shëndetësor prej 99.3.

Në renditje, vendi ndodhet pas Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ndërsa para Bosnjë e Hercegovinës, Algjerisë dhe Hungarisë. Në nivel global, në krye të listës renditen Tajvani, Koreja e Jugut, Holanda dhe Japonia.

Në kontekst rajonal dhe evropian, disa vende si Sllovenia, Kroacia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania kanë vlerësime më të mira se Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi renditen më poshtë.

Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se Maqedonia e Veriut nuk ndodhet në fund të listës globale, por mbetet ende larg vendeve me vlerësimet më të larta për sistemin shëndetësor.

MARKETING