Maqedonia e Veriut feston sot Ditën e Evropës nën moton “Evropa jonë, së bashku më të fortë”

Maqedonia e Veriut feston sot Ditën e Evropës nën moton “Evropa jonë, së bashku më të fortë”

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, Qeveria organizon sot një ceremoni solemne nën sloganin “Fitorja, Parimet dhe Vlerat”, duke theksuar rëndësinë e vlerave evropiane dhe procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Këtë vit, shënimi i Ditës së Evropës nuk do të kufizohet vetëm në një ditë, por do të shtrihet gjatë gjithë muajit maj përmes fushatës “Maj – Muaji i Evropës”. Hapja zyrtare e fushatës u bë të hënën nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Mihail Rokas, ambasadorë të vendeve evropiane, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve vendase.

Sipas Qeverisë, iniciativa synon të tejkalojë festimin tradicional të 9 Majit dhe ta kthejë muajin maj në një platformë të përbashkët për promovimin e procesit të integrimit evropian dhe afrimin e tij me qytetarët.

Ngjarja qendrore e këtij viti organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe do të mbahet sot në Parku i QytetitShkup. Aktiviteti do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.

Programi i Ditës së Evropës 2026 zhvillohet nën sloganin “Evropa jonë. Së bashku më të fortë” dhe organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, rrjeti i Shtëpisë së Evropës dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së.

MARKETING