Maqedonia do të blejë sisteme mbrojtëse kundërajrore, tha ministrja Sllavjanka Petrovska

Maqedonia do të blejë sisteme mbrojtëse kundërajrore, tha ministrja Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjana Petrovska, ka deklaruar sot se Maqedonia e Veriut është duke blerë sistem për mbrojtje ajrore.

Ministrja tha se gjashtë automjete të blinduara JLTV Oshkosh janë siguruar para disa muajve dhe se do të vazhdohet me furnizimin me automjetet “Striker”, automjetet tjera të specializuara, pajisje për mbrojtje kibernetike dhe automjete tjera që do ta bëj Armatën më të aftë, ndërsa mbrojtjen kolektive më të fortë.

“Duke ndjekur standardet e NATO-s dhe planet tona, ne jemi në proces të sigurimit të sistemit të mbrojtjes ajrore me distancë shum ë të shkurtë nga aleati unë- Franca”, tha Petrovska, raporton SHENJA.

Ministrja shtoi se janë në koordinim të ngushtë me NATO-n, në sigurimin e ndihmës së nevojshme për Ukrainën.

 

 

MARKETING