Maqedoni, mjeti digjital ADA për 48 orë ka shërbyer për më shumë se 1.300 qytetarë

Maqedoni, mjeti digjital ADA për 48 orë ka shërbyer për më shumë se 1.300 qytetarë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi u shpreh se në 48 orët e para që nga lansimi, ADA ka rritur transparencë, efiktivitet dhe efikastet.

“Në këto dy ditë, ADA ka ofruar shërbime publike për 1321 qytetarë dhe ka shkëmbyer më shumë se 24 877 mesazhe dhe biseda me ta, të cilat qytetarët i kanë sjellë në informacionet dhe dokumentet e kërkuara. ADA ishte aktive për 166,000 sekonda ose 46 orë në 48 orët e fundit. Dixhitalizimi po ndodh në mënyrë të pashmangshme, i intensifikuar vite më parë në sektorin privat, dhe tani edhe sektori publik po e kapë hapin”, u shpreh Bytyqi.

Ai shtoi se ADA është një mjet dixhital, një asistent dixhital i bazuar në inteligjencën artificiale, i cili ofron informacion dhe shërbime për qytetarët dhe sektorin e biznesi dhe se në këtë fazë të parë, ADA do t’u ofrojë të gjithë qytetarëve dhe kompanive të interesuara të gjitha informacionet për të mbështetur investimet në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike.
“Në këtë fazë, ADA ofron informacion dhe të dhëna fillestare për investitorët e mundshëm dhe ekzistues. Synimi përfundimtar i bisedës me ADA është lidhja e investitorëve dhe qytetarëve me zyrtarë administrativë të punësuar, nga institucioni përkatës, për të përfunduar procesin duke nënshkruar kontrata për mbështetje financiare për investime ose duke aplikuar në një nga thirrjet e FITR-it”, u shpreh Bytyqi.

MARKETING