Manchester City i përgjigjet Arsenalit, fiton bindshëm ndaj Bournemouth

Manchester City i përgjigjet Arsenalit, fiton bindshëm ndaj Bournemouth

Manchester City i përgjigjet Arsenalit. Të besuarit e Pep Guardiolës ia dolën të fitojnë bindshëm 1-4 në tranfertën ndaj Bournemouth, duke u afruar sërish me londinezët në renditje.

Julian Alvarez zhbllokoi sfidën në minutën e 15’, ndërsa në të 29-ën dhe 45-ën ishin Erling Haaland e Phil Foden, që shënuan sërish për “citizens”, duke vulosur suksesin.

Në pjesën e dytë ishte Mepham që shënoi në portën e tij golin e katërt për City-n, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Lerma në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Manchester City shkon në kuotën e 55 pikëve, vetëm dy më pak se Arsenali kryesues, por vlen të theksohet se skuadra e Guardiolës ka luajtur një ndeshje më shumë.

MARKETING