Manchester City demolon Chelsean, kualifikohet

Manchester City demolon Chelsean, kualifikohet

Manchester City pa ndonjë problem e ka deklasuar me rezultat 4:0 Chelsean, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Etihad”.
City është kualifikuar në të 16-ën e finales së FA Cup (Kupa e Anglisë) në futboll.
Çdo gjë u qartësua në 45 minutat e parë kur “qytetarët” avancuan me 3:0 me golat e Mahrez (23′), Alvarez (30′) dhe Foden (38′).

Në minutën e 85-të, Mahrez ka shënua golin e dytë të tij, kësaj radhe nga penalltia, për 4:0.

MARKETING