Man City mohon çdo ofertë të Real Madridit për Rodrin

Man City mohon çdo ofertë të Real Madridit për Rodrin

Klubi anglez, Manchester City thuhet se është i qetë rreth të ardhmes së mesfushorit Rodri, pasi e shohin si pjesë integrale të skuadrës përkundër çdo oferte që mund të vijë për të.

MARKETING

Description of image

Sipas gazetës AS, Manchester City ka mohuar çdo ofertë të mundshme nga Real Madridi për nënshkrimin e Rodrit.

Gjigantët e Ligës Premier janë të qetë në lidhje me situatën e mesfushorit spanjoll dhe pohojnë se thashethemet e Real Madridit janë pasojë e performancave të tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës.

City synon të zgjasë kontratën e fituesit të Kupës së Botës 2026 dhe lojtarit më të mirë të turneut, megjithëse Real Madridi pritet të bëjë lëvizjen e tij për të në këtë afat kalimtar të verës.

Kohët e fundit ka pasur një mori raportimesh që sugjerojnë se Los Blancos kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj Rodrit dhe do të bëjnë gjithçka për të.

30-vjeçari gjithashtu ëndërron një transferim në Santiago Bernabeu si hapin tjetër të karrierës së tij, me kontratën e tij aktuale në Etihad që skadon vitin e ardhshëm.

MARKETING