Man City e “shpartallon” Liverpoolin dhe vazhdon ndjekjen e Arsenalit në Premier Ligë
Manchester City ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Liverpoolit, në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën Premier.
“Qytetarët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar në fund me rezultat 3-0.
Erling Haaland kishte rastin e parë të artë për të kaluar Cityn në epërsi por që dështoi nga pika e bardhë (13’).
Megjithatë, norvegjezi e përmirësoi gabimin duke shënuar me kokë pas harkimit të Matheus Nunes (29’).
Liverpooli u kthye në lojë përmes Virgil van Dijk që realizoi me kokë, sidoqoftë goli u anulua për pozitë jashtë loje (38’).
Kur askush s’e priste, Nico me një supergol nga distanca e dyfishoi epërsinë (45+3’).
City ishte dominues edhe në pjesën e dytë, ku krijuan rastet më të rrezikshme pavarësisht që e gjetën vetëm edhe një herë rrugën drejtë rrjetës.
Ishte Jeremy Doku që realizoi eurogol pas asistimit të O’Reilly për ta lënë të shtangur portierin mysafir dhe vulosur fitoren (63’).
City pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë, katër nën Arsenalin kurse Liverpooli bie në vendin e tetë me 18 sosh./Telegrafi/

