Mallorca-Barcelona ndajnë pikët, Muriqi shpallet lojtari i ndeshjes

Mallorca-Barcelona ndajnë pikët, Muriqi shpallet lojtari i ndeshjes

Mallorca-Barcelona ndajnë pikët në “Estadi Mallorca Son Moix”, me sfidën e vlefshme për javën e shtatë të La Liga që u mbyll me rezultatin 2-2.

Sfida ishte shumë e luftuar, ndërsa për vendasit protagonist i padiskutuar ishte sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, që në fund u shpall edhe lojtar ndeshje.

Muriqi zhbllokoi sfidën në minutën e 8’, duke kaluar Mallorcan në avantazh.

Megjithatë në minutën e 41’ miqtë gjetën e barazimin me Raphinhan, që realizoi një super gol.

Në minutën e 45+3’ Muriqi u bë sërish protagonist, ndërsa asistoi Prats, me Mallorcan që realizoi golin e dytë.

Në fraksionin e dytë sfida ishte edhe më e luftuar, ndërsa në minutën e 75’ Lopez realizoi golin e barazimit për “katalanasit”, me talentin e akademisë “blaugrana”, që gjeti golin e parë në një ndeshje zyrtare me Barcelonën.

Në fund gjithçka u mbyll me barazimin 2-2, me Mallorcan që ngjitet në vend të 15-të me gjashtë pikë, ndërsa Barcelona kryeson me 17 pikë.

MARKETING