Macron: Rusia ka pësuar disfatë gjeopolitike

Macron: Rusia ka pësuar disfatë gjeopolitike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se Rusia tashmë ka pësuar “një disfatë gjeopolitike” në Ukrainë, sepse lufta ka shkaktuar një zgjerim të ri të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe ka çuar në një “formë vasaliteti ndaj Kinës”.

Në një intervistë për gazetën “L’Opinion”, Presidenti francez iu referua kësaj disfate nga pikëpamja gjeopolitike, pasi pushtimi i Ukrainës bëri që dy vende tradicionalisht neutrale, Suedia dhe Finlanda, të kërkojnë anëtarësimin e tyre në NATO, një fakt që e vështirësoi pozicionin rus në Balltiku.

Gjithashtu, ai konsideroi me vendosmëri se Rusia “ka filluar në fakt një formë vasaliteti ndaj Kinës” dhe gjithashtu këmbënguli në disa raste se “Rusia nuk duhet ta fitojë luftën”.

Megjithatë, ai theksoi qëndrimin e tij të njohur se, pas luftës, Evropës do t’i duhet të ndërtojë një arkitekturë të re sigurie që “ndërton ekuilibra të qëndrueshëm”, duke garantuar sigurinë e Ukrainës, por pa kërkuar konfrontim me Rusinë.

“Për këtë, është e nevojshme të fillojmë të mendojmë për negociatat që do të duhet të fillojnë në mënyrë të pashmangshme”, tha Macron.

 

MARKETING