Lutkov: Objekti për Teatrin e Tetovës me këtë dinamikë nuk do të përfundojë deri në vitin 2026

Lutkov: Objekti për Teatrin e Tetovës me këtë dinamikë nuk do të përfundojë deri në vitin 2026

Nuk besoj se do të përfundojë, jo për shkak neve, por thjesht një dinamikë e tillë është imponuar vitet e fundit, theksoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me objektin e planifikuar për Teatrin e Tetovës.

Lutkov e cilësoi të gabuar vendimin e 2019-ës për themelimin e Teatrit të Gostivarit, duke theksuar se nuk ishin përmbushur më parë kushtet e nevojshme për funksionimin e tij.

“Nuk janë lëshuar pak para për këtë projekt, por në vitet e fundit janë aneksuar shumë objekte në kuadër të investimeve kapitale, dhe në periudhën e fundit kemi pasur një mosrealizim të mjeteve të ndara. Vetëm vitin e kaluar mbetën 220 milionë denarë të pa realizuara, si për mbrojtjen, ashtu edhe për investimet kapitale. Ne do të bëjmë një prognozë për shumën e nevojshme dhe, nëse punët do të zhvillohen siç pritet, do të miratojmë fonde shtesë.”

MARKETING