Lulzim Ismaili mbetet i pamposhtur, fiton meçin ndaj boksierit rumun në Gjermani

Lulzim Ismaili mbetet i pamposhtur, fiton meçin ndaj boksierit rumun në Gjermani

Boksieri tetovar Lulzim Ismaili vazhdon të mbetet i pamposhtur në boksin profesionist, pasi fitoi edhe duelin ndaj rumunin Okavian Grati të zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë. Pas gjashtë raundeve Ismaili arriti të del fitues në këtë përballje ndaj boksierit rumun të lindur në Moldavi që kishte eksperiencën e tij me 54 lufta të zhvilluara në boksin profesionist. 26 vjeçari nga Tetova pas këtij triumfi regjistron 11 fitore në boks në po aq lufta të zhvilluara dhe asnjë humbje. Kujtojmë se para këtij dueli, Lulzim Ismaili fitoi edhe luftën ndaj Zaza Amirdxhe të zhvilluar në Tetovë me 28 nëntor, ndërkohë tetovari paralajmëron se meçin e radhës do të ketë për titullin WBC.

MARKETING