Lufta në Ukrainë/ 11 të vdekur nga sulmi me raketa ruse në Zaporizhia, mes tyre edhe fëmijë

Lufta në Ukrainë/ 11 të vdekur nga sulmi me raketa ruse në Zaporizhia, mes tyre edhe fëmijë

Numri i viktimave nga sulmi me raketa ruse në një banesë ndërtimi në Zaporizhia ka shkuar në 11, sipas autoriteteve ukrainase. Katër të tjerë të vdekur, përfshirë një fëmijë, u nxorrën nga rrënojat e kompleksit pesëkatësh të godinës që u godit në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Ndërkohë, banorët po përpiqen të shpëtojnë çfarë të munden nga gjërat e tyre, duke kërkuar nëpër rrënoja. Yulia Petrenko i tha agjencisë turke Anadolu se në momentin e sulmit ndodhej në banesë me bashkëshortin e saj.

“Xhamat u thyen kur ndodhi shpërthimi i parë. Gjysmë minutë më vonë, pasoi një i dytë dhe kisha frikë se gjithçka do të shembej”, tha ajo.
Ajo sqaroi se në banesë kanë hyrë pasi kanë marrë fillimisht lejen nga ekipet që operojnë në vendngjarje, për të mbledhur disa sende të dobishme dhe tha se do të zhvendosen përkohësisht në shtëpinë e vëllait të saj.

MARKETING