LSDM zgjodhi kryesinë e re, ja emrat
Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët e sapozgjedhur të LSDM-së.
“LSDM sonte mbajti seancën e parë të Bordit Qendror, ndërsa nënkryetarë janë zgjedhur Shukova, Çupeska, Ilievski dhe Kostova”, thonë nga LSDM.
Për sekretar të përgjithshëm është zgjedhur Aleksandar Dimitrijeviq, i cili vjen nga LSDM-Gazi Babë.
Ndërsa për sekretarë organizativë janë zgjedhur Ljupço Farmakovski nga Qendra e LSDM-së dhe Martin Kostovski, deputet në Kuvend.