LSDM zgjedh lider të ri të partisë

LSDM zgjedh lider të ri të partisë

LSDM-ja sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë do të zgjedhë lider të ri të partisë. Votimi do të mbahet në 77 qendra votimi, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 23 mijë anëtarë të partisë.

Në garë për në krye të partisë është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj.

Në këto zgjedhje do të votojnë 23.373 anëtarë të akredituar të LSDM-së, ndërsa para tre viteve, kur kryetari i partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votim morën pjesë 68.999 anëtarë të akredituar.

Kujtojmë se në krye të LSDM-së deri tani kanë qenë Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Sheqerinska, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

 

MARKETING