LSDM: VMRO-ja nuk i bindi partitë simotra për të votuar rezolutën në Bundestag

LSDM: VMRO-ja nuk i bindi partitë simotra për të votuar rezolutën në Bundestag

LSDM vlerëson se partitë partnere dhe simotra të DPMNE-së nuk e përkrahën Rezolutën e Bundestagut Gjerman, e cila mbështet rrugën tonë evropiane, duke e njohur gjuhën, identitetin dhe veçantinë maqedonase. Mickoski dhe DPMNE u kanë borxh një përgjigje qytetarëve të Maqedonisë, pse nuk lobuan për përkrahje nga partitë e tyre simotra, pse nuk i paraqitën dhe mbrojtën qëndrimet e vendit tonë apo bënë diçka të kundërt, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Duhet të përgjigjet para opinionit nëse ish-ministrat e punëve të jashtme kanë pasur qëndrim të kundërt me atë që është miratuar në Rezolutën në Bundestag. Opinioni e di shumë mirë se merita e kujt është Rezoluta në Bundestagun gjerman dhe fatkeqësisht DPMNE, përveç bllokadave, nuk ka bërë asgjë as për identitetin dhe gjuhën maqedonase, as për këtë rezolutë”, vlerëson LSDM-ja. /SHENJA/

MARKETING